
TIRANË- Fationi është larguar përkohësisht nga shtëpia, pasi pësoi një incident gjatë provës. Pak minuta pasi përmes zarfit të bardhë u njoftua se ai po merr trajtim mjekësor, Rikja e cila ndodhej në “living” me Erjolën, ka përmendur emrin e tij teksa shprehej se i mungon.
“S’e dija që do më mungonte Fationi. Ndjesi e çuditshme”, ka thënë ajo.
Pak ditë më parë, vajzat kanë diskutuar se Fationi mund të ketë një pëlqim për Riken, kjo vënë re edhe nga mënyra sesi ai i është drejtuar banores teksa debatonin ku në një moment i ka thënë se është ndjerë i lënduar prej saj./ZËRI
Biseda e plotë në videon më poshtë:
Vieë this post on Instagram