
TIRANË- Aktorja Egla Ceno gjatë primet të mbrëmjes së djeshme u zgjodh nga publiku liderja e shtëpisë së “Big Brother VIP3” për këtë javë, duke fituar avantazhin për të dërguar në televotim “kokë më kokë” dy banorë, ku njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale. Egla zgodhi Romeon dhe Heidin. Dyshja kanë nisur të diskutojnë nominimin që si duket nuk iu ka pëlqyer aspak.
Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Heidi u shpreh se është e bindur që ajo do të dalë nga shtëpia, sepse sipas saj, gjatë primeve të fundit të gjithë e kanë sulmuar.
“Unë me atë jemi një, kjo e çon tjetrin shumë lart. Është një sakrificë që do dali fytyra. Mendoj që do të dal unë. Unë kam qenë më e qetë dhe duke parë primet e fundit që më kanë sakatuar… Ajo sot i bëri një nder shumë të madh. Kur i erdhi pushteti atij (Romeos) e shpëtoi dhe kur i erdhi asaj (Egla) e futi në këtë situatë”- tha Heidi.
Por gjithsesi e vërteta e nominimit qëndron ndryshe. Vetëm Egla e di, pasi të gjithë banorët e tjerë mendojnë se njëri prej të nominuarve do të lërë përfundimisht shtëpinë të shtunën. Banori që ka më shumë vota shkon në finale, ndërsa tjetri do të jetë në nominim të vazhdueshëm deri sa publiku të vendosë ta mbajë ose jo në shtëpi./ZËRI