
TIRANË- Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi nuk i fshihen më publikut. Ata të dy kanë konfirmuar lidhjen e tyre, por së fundmi ata shpesh janë parë së bashku në publik. Por ndryshe nga herët e kaluara, këtë radhë lindën dyshime rreth çiftit. Ata u panë të dy së bashku duke blerë rroba fëmijësh dhe kaq mjaftoj që të ndizeshin zëra se Princi po bëhet baba për herë të dytë.
Por e vërteta qëndron ndryshe, ata janë duke bërë pazar për vajzën e Princit dhe Elia Zaharias, Geraldinën, e cila është me ta. Sipas pamjeve, ata i blenë disa fustane vogëlushes, Geraldina.


Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.
Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës. Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. /ZËRI