Qytetërim

"Nëse vazhdoj kështu, vendi i parë do të vijë", Alkarazi di se çfarë kërkon nga Indian Wells pasi siguroi çerekfinalen

Spanjolli është në kërkim të fitores së tretë radhazi të këtij turneu, për t’u barazuar me legjendat Roxher Federer dhe Novak Xhokoviçin.

e.d
"Nëse vazhdoj kështu, vendi i parë do të
Karlos Alkaraz

TIRANË- Gazetarët sportivë e dinë se vendi i parë i Botës mungon në turneun BNP Paribas Open, i dyti është eleminuar dhe Karlos Alkarazi, numri tre, i ka të gjitha kartat për të qenë ylli i Indian Wells-it. Ndaj, jo rrallë, spanjollin e thumbojnë për vendin e parë në klasifikim të Sinerit. Dje arsyet ishin edhe më të përligjura, pasi spanjolli pati një mbrëmje perfekte në Indian Wells ku mposhti Grigor Dimitrov me rezultatin e thellë 6-1, 6-1. Kjo fitore ishte e pesëmbëdhjeta radhazi në këtë turne kalifornian, në të cilin ai mban rekordin e përqindjes më të lartë historike të ndeshjeve të fituara. Spanjolli është në kërkim të fitores së tretë radhazi të këtij turneu, për t’u barazuar me legjendat Roxher Federer dhe Novak Xhokoviçin. Alkarazi, për gazetarët deklaroi se në Kaliforni ndjehet si në Madrid dhe në Barcelonë dhe kur kushtet metereologjike janë me erë, atij i pëlqen të luaj duke marrë ndjesi shumë të mira.

I pyetur për Sinerin, pas fitores me bullgarin Dimitrov, ai u shpreh: "Nuk dua të mendoj shumë për rikthimin në vendin e parë, sepse do të ndieja edhe më shumë presion. Nëse vazhdoj të përmirësohem dhe të bëj gjërat siç duhet, rezultatet do të vijnë dhe bashkë me to do të vijë edhe kreu i renditjes ATP. Në çdo rast, dua të qëndroj i përqendruar te ky turne dhe të provoj ta fitoj për herë të tretë radhazi, pastaj do të mendoj për Majemin.”

Çerekfinalet e Indian Wellsit do të jenë këto: holandezi Talon Griekspur (Tallon Griekspoor) do të përballet me danezin Holger Rune, francezi Artur Fils me rusin Danil Medvedev, amerikani Ben Shelton do të përballet me Xhek Draper, ndërsa Alkarazi do të ketë argjentinasin Fakundo Serundolo përballë në mesditën e të premtes.

Poll

MOS HUMB