Qytetërim

Nesër shorti për fazën 'play-off' të Botërorit! Kombëtarja mëson rivalët

Kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve janë në vazon e dytë ku bëjnë pjesë Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovakia.

F.I
Nesër shorti për fazën 'play-off' të
Kombëtarja shqiptare

ZVICËR-Nesër në Zyrih, Zvicër, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales si edhe rivalin e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.

Në renditjen e muajit nëntor kuqezinjtë kanë zbritur me dy pozicione, duke shkuar nga vendi i 61 në të 63-ën. Kjo pas fitores 0-1 me Andorrën si dhe pas humbjes 0-2 me Anglinë. Situata ka ndryshuar për Kosovën, ku pas fitores me Slloveninë si dhe barazimit me Zvicrën ‘dardanët’ kanë fituar 4 pozicione, duke shkuar nga vendi i 84-ët në të 80-in në botë.

Shqipëria në shortin e play-off-it do të jetë e pozicionuar në vazon 3, së bashku me Irlandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve janë në vazon e dytë ku bëjnë pjesë Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovakia. Njëjtë si Shqipëria, këto 4 përfaqësuese të vazos së dytë janë edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës. Nëse Shqipëria kualifikohet, në finale do të përballet me fituesin e vazos 1 dhe 4, që në gjysmëfinale përballen bashkë./ZËRI

Poll

MOS HUMB