Qytetërim

Nga politikane në aktore, Kryemadhi flet për filmin e ri: “Do të shihni një Monikë tjetër”

Kryemadhi shumë shpejt do të shfaqet për herë të parë si aktore dhe producente në një film të ri shqiptar, i cili pritet të publikohet në janar.

l.k
Nga politikane në aktore, Kryemadhi flet për filmin e ri: “Do
Monika Kryemadhi

TIRANË- Pas një kohe të gjatë larg skenës politike, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duket se ka zgjedhur një rrugë krejt tjetër për të shprehur veten, atë të artit. Kryemadhi shumë shpejt do të shfaqet për herë të parë si aktore dhe producente në një film të ri shqiptar, i cili pritet të publikohet në janar.

E ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, ajo zbuloi disa detaje nga projekti i saj më i ri, duke pranuar me humor se roli në film e ka futur në një “botë krejt tjetër” nga ajo e politikës.

“Jam producente e filmit dhe ka mbaruar xhirimet. Shpresoj që ta nxjerrim në janar. Do të shihni një Monikë tjetër. Nëse më parë trokisja derë më derë për votën, tani për të financuar filmin. Ka elementë të boksit brenda,” - tha ajo.

Kryemadhi, e cila për vite ishte një nga figurat e spikatura të politikës shqiptare dhe bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta, është tërhequr prej kohësh nga jeta aktive politike. Tashmë, duket se ajo po e kanalizon energjinë në botën e filmit. Projekti i saj i parë kinematografik pritet të ngjallë kuriozitet, pasi publiku do të ketë mundësinë të shohë një “Monikë ndryshe” nga ajo që ka qenë në skenën politike./ZËRI

Poll

MOS HUMB