VARSHAVË- Atmosfera kuqezi ka pushtuar rrugët e Varshavës! Me flamuj në duar, plisa në kokë dhe zemrën plot pasion, tifozët shqiptarë kanë nisur festën që para sfidës së madhe mes Polonisë dhe Shqipërisë. Këngë patriotike dhe entuziazëm i papërmbajtshëm kanë kthyer qendrën e qytetit në një “mini Shqipëri”, duke treguar edhe një herë mbështetjen e zjarrtë për Kombëtaren.
View this post on Instagram
Interesi për këtë ndeshje ka qenë i jashtëzakonshëm, me mijëra tifozë që kanë udhëtuar drejt Varshavës për të qenë pranë ekipit në një përballje shumë të rëndësishme. Në rast se kuqezinjtë kalojnë polakët në këtë ndeshje teke, më 31 mars do luajnë sërish në udhëtim për finalen play- off kundër fituesit e çiftit Ukrainë - Suedi.