Qytetërim

Një shqiptare në jurinë e spektaklit gjerman “Deutschland sucht den Superstar”

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht vetë "DSDS - Deutschland sucht den Superstar".

k.m.
Një shqiptare në jurinë e spektaklit gjerman “Deutschland
Foto ilustruese

GJERMANI- Emisioni i njohur “Deutschland sucht den Superstar”, ka konfirmuar antarët e jurisë, por ka një surprizë! Mes tyre është edhe reperja nga Kosova, Loredana Zefi. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht vetë "DSDS - Deutschland sucht den Superstar".

“Në jurinë e “DSDS” në 2024: Loredana, një nga reperet gjermane më të njohura në vend. Vetëm kënga e saj “Kein Wort” (2020) ka mbi 92 milionë transmetime. Në vitin 2018, 28-vjeçarja filloi me këngën “Sonnenbrille” (tani që transmetohet në RTL+),"-shkruhej në postim. 

Një shqiptare në jurinë e spektaklit gjerman “Deutschland

Loredana u bë e njohur për lidhjen me ish-bashkëshortin e saj, reperin Mozzik. Me të publikoi disa video duke publikuar edhe këngën “Bonnie & Clyde” me të, e cila arriti në vendin e tretë në listat gjermane. Albumi i saj debutues “King Lori” gjithashtu arriti në vendin e tretë në top listat gjermane në 2019. Loredana eshte me lojtarin gjerman dhe profesionistin e BVB-së, Karim Adeyemi që nga korriku 2023.

Tashmë, ajo do të kërkojë talentin e ri të këngës në “Deutschland sucht den Superstar”./ZËRI

Poll

MOS HUMB