
TIRANË- Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet e njohur të showbizit shqiptar. Së fundmi në një video ekskluzive për kanalin e Revista Bordo në Yotube, Big Basta u pyet nëse e mban mend ‘crush-in’ apo fiksimin e gjimnazit dhe a është në dijeni se çfarë bëhet tani me atë vajzën.
“Po, e mbaj mend, por nuk di çfarë bëhet sot me të. Më duket se është jashtë Shqipërisë”,-u përgjigj këngëtari.
Përgjigjia e tij nuk mund të mos komentohej nga Vesa Luma, e cila i ka bërë thirrje fiksimit të partnerit të saj.
"Crushi të lajmërohet në bazë urgjent”- ka shkruar reagimin epik Vesa në një postim në storyn e saj.
View this post on Instagram
Nëse crush-i bëhet e gjallë me siguri Vesa do të na përditësojë me ngjarjet e reja.
Dyshja bashkë me djalin e tyre Lian kanë jetuar për disa vite me radhë në Zelandë të Re, ndërsa së fundmi janë kthyer përfundimisht në Shqipëri për të vazhduar jetën mes Prishtinës dhe Tiranës./ZËRI