Qytetërim

Noizy në burg, Stresi në kërkim! Reperi lë mënjanë dashurinë për Berishën, i kërkon ndihmë Ramës

Sot, Stresi i ka kërkuar ndihmë për lirimin e Noizy-t dhe për faktin se Kosova ka lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti ndërkomëbtar. 

k.m.
Noizy në burg, Stresi në kërkim! Reperi lë mënjanë
Foto ilustruese

TIRANË- Kur dëgjon për reperin Stresi, menjëherë mendon për grupin e tij TBA, marrëdhënien e sapondërtuar me kolegun e tij Rigels Rajku (Noizy) dhe "dashurinë" e tij për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Por situata në të cilën ndodhet tani e ka "detyruar" që të kërkojë ndihmë nga kryeministri Edi Rama, të cilin e ka sulmuar jo pak gjatë gjithë daljeve të tij publike. Madje ka protestuar kundër qeverisjes së tij me Partinë Demokratike. 

Por sot i ka kërkuar ndihmë për lirimin e Noizy-t dhe për faktin se Kosova ka lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti ndërkomëbtar. 

"Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë. Kaq kollaj qenka? Se çohet Albulena, i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar,"- shkruan Stresi.

Noizy në burg, Stresi në kërkim! Reperi lë mënjanë

Mesa duket e ka harruar se vetëm pak kohë më parë kishte ndarë "ëndrrën" e tij të fëmijërisë, ku thoshte: Ëndrra ime më e madhe? Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhen si babai me ruajtur Berishën.

Noizy në burg, Stresi në kërkim! Reperi lë mënjanë

Stresi prej vitesh është simpatizant i flaktë i Berishës, duke marrë parasysh edhe lidhjen e babait të tij, Sali Lusha me kreun e Partisë Demorkatike.

Noizy në burg, Stresi në kërkim! Reperi lë mënjanë
Stresi dhe Sali Lushaj
Noizy në burg, Stresi në kërkim! Reperi lë mënjanë
Stresi dhe Sali Lushaj

Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar!

Por pse kërkohet Stresi?

Noizy dhe miku i tij Bahtjar Bajraktari (DJCRAX) janë vënë në pranga, ndërsa Stresi është shpallur në kërkim. Ata akuzohen se disa ditë më parë, janë përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Ky i fundit pretendon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Por është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës./ZËRI

Poll

MOS HUMB