
BRITANI- Ylli shqiptar, Dua Lipa ka bërë një gjest shumë të bukur sot. Ajo ka takuar disa nxënës të klasës së gjashtë, në shkollën 8-vjeçare ku bënte audicione për shfaqjet e saj kur ka qenë e vogël, shkruajnë mediat britanike.
Gjatë vizitës, ajo ka ndarë me të rinjtë përvojat e saj kur ishte vetë në ato banka. Përherë e përkushtuar ndaj rrënjëve të saj dhe duke mos harruar nga ka nisur, Dua ka shpjeguar para nxënësve se në shfaqjen e shkollës ajo nuk kishte marrë rolin e saj të dëshiruar.
View this post on Instagram
Nxënësit e klasës së gjashtë kanë filluar t’i tregojnë asaj aftësitë e tyre për aktrim. Si një nga figurat më frymëzuese të skenës muzikore ndërkombëtare, Dua Lipa ka dhënë një mesazh të fuqishëm se me përpjekje dhe pasion, ëndrrat mund të bëhen realitet. /ZËRI