Qytetërim

Nuk pagoi qiranë dhe shkatërroi vilën luksoze në Brazil, Vidal përfundon në gjyq

Ish-mesfushori i Juventus dhe Inter në Itali, ka një borxh të akumuluar prej 230.000 dollarë ndaj pronarit të vilës.

k.m.
Nuk pagoi qiranë dhe shkatërroi vilën luksoze në Brazil,
Arturo Vidal

ITALI- Arturo Vidal është denoncuar. Ish-mesfushori i Interit dhe Juventusit, i cili së fundmi u rikthye në Colo Colo për t'i dhënë fund karrierës së tij, duhet të përgjigjet për dëmin që ka shkaktuar në një vilë luksoze në Rio de Zhaneiro, ku ishte akomoduar teksa luante për Flamengon. Po ashtu, sipas mediave të huaja, futbollisti kilian nuk e pagoi as për qiranë; ndaj edhe çështja përfundoi në gjykatë.

Ish-mesfushori i Juventus dhe Inter në Itali, ka një borxh të akumuluar prej 230.000 dollarë ndaj pronarit të vilës.

Sipas menaxherit të pronës në Brazil, Vidal ka shkaktuar një dëm prej 230.000 dollarë teksa jo vetëm që nuk e ka mirëmbajtur banesën, por e ka dëmtuar atë. Tashmë, do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë se çfarë do ndodhë me 36-vjeçarin. Gjithë çfarë dihet është se së shpejti do të duhet të mbrohet në gjykatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB