
Lamine Yamal dhe babai i tij
BARCELONË- Babai i futbollistit 17-vjeçar spanjoll Lamine Yamal është sulmuar me thikë pranë një parkimi në Barcelonë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e motivit të sulmit ndaj babait të futbollistit, ku dyshohet se kanë marrë pjesë disa persona, ku disa prej tyre janë arrestuar. Sipas dëshmitarëve, i ati i Yamal ishte duke shëtitur qenin e tij në lagjen Rocafonda kur u ‘përplas’ me një person dhe nga një ballkon iu hodh ujë.
Incidenti, duket se ka çuar në një sherr dhe më vonë, ai u sulmua nga disa persona që e goditën me thikë. Babai i sulmuesit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dalë nga spitali dhe aktualisht është në shtëpi, sipas mediave spanjolle. /ZËRI
Poll