Qytetërim

Oscars 2025: Sonte është nata e madhe, kush janë favoritët për çmimet

Këta filma nuk janë vetëm pretendentë për çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, por edhe për kategoritë ku garojnë.

k.m.
Oscars 2025: Sonte është nata e madhe, kush janë favoritët
Oscars

SHBA- Interesi për nominimet në 'Oscars' të këtij viti është kufizuar në vetëm 3 filma: "Anora", "The Brutalist" dhe "Conclave". Këta filma nuk janë vetëm pretendentë për çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, por edhe për kategoritë ku garojnë.

Favoritët për çmimet Oscar të këtij viti

"The Brutalist", një epikë historike; "Wicked", versioni filmik i muzikalit legjendar të Broadway-it, kanë nga 10 nominime. "Conclave", thriller për zgjedhjen e një Pape të ri dhe "A Complete Unknown", i pasojnë me nga 8 nominime.

Të gjithë këta filma janë nominuar për kategorinë më të rëndësishme, atë të filmit më të mirë. Timothée Chalamet, i cili ka bërë bujë me "Dune" dhe "Wonka", është nominuar për aktorin më të mirë për interpretimin e tij të jashtëzakonshëm si Bob Dylan në "A Complete Unknown".

Demi Moore, e cila ishte një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit në vitet '90, po bën një rikthim të fuqishëm me nominimin e saj për Oscar për Aktoren më të Mirë në "The Substance", një film horror që eksploron seksizmin dhe plakjen.

Nominimet janë shumë, por vetëm një do jetë triumfator./ZËRI

Poll

MOS HUMB