Qytetërim

Pasi i shpëtoi burgut, Shakira sërish në telashe

Këngëtarja do të vazhdojë të hetohet për shkeljet e dyshuara tatimore të vitit 2018.

f.t
Pasi i shpëtoi burgut, Shakira sërish në telashe
Shakira

SPANJË- I shpëtoi burgut, por Shakira vazhdon të jetë në zonën e rrezikut për skandalin e taksave. Dailymail shkruan se Spanja ka ngritur një tjetër çështje ndaj këngëtares pas marrëveshjes së fundit ku iu desh të paguante miliona dollarë.

Së fundmi Shakira ka paguar 7.2 milionë dollarë shtesë në këtë hetim të ri por nuk është ende e qartë nëse është një marrëveshje e re që ajo të shpëtojë prej akuzave që rëndojnë mbi të. Këngëtarja do të vazhdojë të hetohet për shkeljet e dyshuara tatimore të vitit 2018.

Rreth një javë më parë këngëtarja u shpall fajtore për evazion fiskal përgjatë viteve 2012-2014. Gjyqi, i cili do të zgjaste deri më 20 dhjetor me mbi 12 seanca, nuk u zhvillua si rezultat i marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Shakira pranoi gjobën prej 27 milionë dollarësh./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB