
SHBA- "Peaky Blinders" do të rikthehen në Netflix, kësaj here në formën e një filmi. Por ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet filmi në platformë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Netflix, që me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar rikthimin e personazhit të njohur Tommy Shelby.
“Duket se Tommy Shelby nuk e ka mbyllur me mua… Është vërtet një kënaqësi të bashkëpunoj dhe njëherë me Steven Knight dhe Tom Harper në versionin film të Peaky Blinders. Kjo shkon për fansat,”- ishin fjalët e Cillian Murphy për këtë projekt.
Rikthimi i Murphy si Tommy Shelby për 'Peaky Blinders' nuk ishte shumë surprizë, pasi aktori e ka shprehur prej kohësh interesin e tij për të marrë pjesë në projekt, por kërkonte që skenari të ishte i denjë./ZËRI