
ITALI- Interesi i Papa Françeskut për futbollin nuk është diçka e re. Ekipi i tij i preferuar është San Lorenzo, një nga skuadrat më të mira në Argjentinë. Ajo që ne nuk dinim ishte admirimi i tij i thellë për Pelénë.
Gjatë një interviste për lajmet televizive TG1 të kanalit italian RAI, Papa u përball me një nga pyetjet më të zakonshme në vendin e tij: Lionel Messi apo Diego Armando Maradona. Në vend se të thoshte një nga këta dy emra, Papa habiti jo pak, teksa zgjodhi si të preferuar Pelenë.
"Pelé":
— ¿Por qué es tendencia? (@porquetendencia) November 1, 2023
Por las declaraciones del Papa Francisco sobre Lionel Messi, Diego Maradona y Pelé pic.twitter.com/1d84H8FTly
“Për mua futbollisti më i mirë që ka luajtur ndonjëherë është Pelé. Maradona, si lojtar ishte i madh, por si njeri dështoi. Ai erdhi të më takonte pak përpara se të ishte gjallë, por më vjen keq që ndërroi jetë.
Messi është shumë korrekt, një zotëri i vërtetë. Por për mua, mes këtyre të treve, futbollisti më i madh është Pelé, ai kishte zemër të madhe. Unë fola me Pelé. E takova në një aeroplan kur isha në Buenos Aires, ai ishte kaq njerëzor. Mirëpo, të tre janë të mrekullueshëm, secili në specialitetin e vet”, tha Papa Francesku.
Deklarata e Papës, që është me origjinë argjentinase, ka bërë që shumë komente të jenë negative.
Kjo deklaratë e tij bëhet “problematike” për faktin se Pele është brazilian dhe është i njohur rivaliteti mes brazilianëve dhe argjentinasve në futboll./Zëri.ai/