Qytetërim

‘Përdore fenë’, prishja e lojës shkakton debat mes Julit dhe Romeos

Një debat i ashpër u zhvillua mes banorëve, pas proishjes së lojës nga banorët e BBVIP3.

D.XH
‘Përdore fenë’, prishja e lojës shkakton debat mes
Romeo dhe Juli

TIRANË – Prishja e lojës nga banorët e Big Brother Vip ka shkaktuar një debat të ashpër, kryesisht mes Romeos dhe Julit. Romeo u acarua, pasi grupi i tij i ka prishur lojën. Ai tha se kjo ndodhi, pasi Juli ka urdhëruar grupin e tij për ta bllokuar tualetin dhe për të mos ua mundësuar atyre, marrjen e abdesit, për t’u falur më pas.

Juli, nga ana tjetër, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, e konsideruan veprimin e Romeos si një justifikim. Në debat hynë edhe banorët e tjerë të BBVIP.

Debati mes banorëve të Big Brother Vip:

Juli: E përdore për Zotin.

Romeo: Ku e përdora?

Juli: I the këtij pa sedër, pa karakter.

Romeo: I kisha të gjitha për ty plako, se ti ishe lideri i atij grupi.

Juli: Për çfarë e ke me mua. Unë të lashë të hysh.

Romeo: Nuk luhet pisët atje.

Juli: Unë të lashë të hysh. E përdore fenë për këtë punë. E përdore abdesin për këtë punë. Pikë muhabeti.

Romeo: Je lideri i grupit, që more vendimin për të bllokuar banjon.

Juli: Unë e kam marrë në grup vendimin.

Bardhi: Mua më thirri Vini për t’u falur, unë i thashë jo, se po ruajmë tualetin.

Romeo: Po se të tha ai ta bllokosh. Ta dha ai detyrën (Juli).

Bardhi: Ishte vendim në grup. Unë nuk desha të falem për të mos humbur asnjë lojë. Ti erdhe brenda, duke thënë jeni burra pa karakter dhe sedër.

Gabriele: Ti e përdore këtë, prandaj nuk na erdhi mirë. Sepse abdes mund të merret edhe tek vaska.

Ervini: Je gabim vllai (i drejtohet Gabrieles). Mos u fut në këto gjëra. A kishit lider Julin, u krye ky muhabet./ZËRI/

Poll

MOS HUMB