Qytetërim

Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut, zbulohet arsyeja

Kënga “E duam lumturinë”, e cila është shkruar nga Agim Doçi, kompozuar nga Pirro Çako dhe kënduar nga Parashqevi Simaku, ka ekzistuar prej vitesh në Youtube dhe ka qenë e publikuar nga një kanal jozyrtar, ku kishte mbledhur 6 milionë shikime

I.F
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të
Pirro Çako

TIRANË- Artisti Pirro Çako ka hequr nga kanalet e “Youtube” këngën e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë”. Çako, i cili ishte kompozitori i këngës e ka fshirë nga kanalet abuzive dhe e ka ripublikuar sërish në mënyrë që këngëtarja të ketë të drejta mbi veprën artistike, tashmë që u rikthye sërish në jetën publike.

Kënga “E duam lumturinë”, e cila është shkruar nga Agim Doçi, kompozuar nga Pirro Çako dhe kënduar nga Parashqevi Simaku, ka ekzistuar prej vitesh në Youtube dhe ka qenë e publikuar nga një kanal jozyrtar, ku kishte mbledhur 6 milionë shikime.

Kënga u ripublikua sërish në Youtube, kësaj radhe në kanalin zyrtar të këngëtarit Pirro Çako. /ZËRI

Poll

MOS HUMB