TIRANË- Tensionet janë rritur sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një debat i fortë ka shpërthyer mes disa prej banorëve. Një tjetër debat me tone të ashpra, por me të tjerë protagonistë. Përplasja nisi mes Artanit dhe Juelës, por në debat ndërhyri edhe Mateo, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
Mateo i kujtoi Juelës klipin e transmetuar në Prime-in e së shtunës, ku ajo shfaqej pranë Rogertit, duke sugjeruar se ka ndjenja mes tyre. Banori e akuzoi Juelën se ka rënë në dashuri më një burrë të martuar dhe duhet t’i vijë turp për këtë gjë. Nga ana tjetër, Juela i është kundërpërgjigjur Mateos, duke thënë se marrëdhënia që ai ka krijuar me Brikenën është thjesht për lojë brenda shtëpisë.
Pjesë nga debati:
Mateo: Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje.
Juela: Ti e ke ofenduar në të gjitha format.
Mateo: Moj e pafytyrë, e mbroje.
Juela: Unë nuk e ofendoj si ti, s’kam nevojë t’a ofendoj si ti.
Mateo: Të kam dëgjuar që në darkë.
Juela: Ti akoma këtu je? Mendova se ishe shkrirë, o mashtrues dhe përdoruesi më i madh i një femre këtu brenda.
Mateo: Ja ku e ke Rogertin, mbaje fort. Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar. I iki nga pas Selin nga mëngjesi në darkë, vetë ka rënë në dashuri me një burrë të martuar. S’të vjen turp.
Juela: E more vëmendjen o qiri, që po shkrihesh.
Mateo: Shko te Rogerti, e marr vesh se keni filluar si lojë, Rogerti të ka përdorur, të ka transformuar ty dhe ti nga mbrojtja e mbështetja e Rogertit, ka filluar të lindë diçka nga ana jote për Rogertin, se ai të përdor për lojë.
Juela: Je i pari që ke përdorur Brikenën në maksimum këtu brenda.
Mateo: Ja ku e ke atë që ke ndjenja.
Juela: O injorant, që i ke sharë kësaj Juele të gjitha të zezës.
Mateo: Duke u zgërdhirë o i shkreti ti, ec, nuk t’u drodh qerpiku për burrin e martuar.
Juela: I ke thënë kësaj femre e shpifur e degjeneruar, të gjitha të zezat.
Mateo: Po të kesh respekt për vete largohesh.
Juela: Unë pres çdo gjë nga ty.