Qytetërim

Play-off-i i Botërorit 2026! Sylvinho me "laps e letër", të shtunën publikon listën e futbollistëve të grumbulluar

Sipas programit të përcaktuar, trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

zh.ll
Play-off-i i Botërorit 2026! Sylvinho me "laps e letër",
sylvinho

TIRANË- Shqipëria është një hap afër për të shkruar historinë, këtë herë me një objektiv më madhor, për t’u kualifikuar në Botërorin 2026. Tashmë, të vendosur në fazën e play-off, Shqipëria do të zbresë në fushë më 27 mars. Ndërkohë, pritet që të shtunën më 21 mars, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Syvinho, do bëjë me dije listën e futbollistëve të ftuar.

Sipas programit të përcaktuar, trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Marsi është një muaj i gjatë emocionesh për kuqezinjë, pasi kombëtarja do të zhvillojë sfidat me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror. Grumbullim zyrtar i Kombëtares do të nisë më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë në Varshavë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit (finale play-off) ose humbësit (miqësore) të çiftit Ukrainë - Suedi.

Poll

MOS HUMB