
Dita e parë e Novak Gjokoviçit në Masters në Romë nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Ai fitoi 2-0 sete ndaj francezit Coredan Mute, kaloi në turin tjetër, por pas ndeshjes iu rezervua një ‘’surprizë’’ e pakëndshme. Ndërkohë që iu afrua njerëzve për të firmosur autografe, një tërmus uji e goditi në kokë. Pas kesaj ai ra përtokë. Gjokoviç u dërgua menjëherë për mjekim dhe më pas u dërgua në hotelin ku qëndronte.
Il y a quand même des enculés sur Terre...
— Martinho (@DelMartin0) May 10, 2024
Stay strong Novak ????????#Djokovic #IBI24 #ATPRome pic.twitter.com/OLRWJYWfB7
Organizatorët hetuan dhe përcaktuan se ishte një aksident dhe jo një sulm. Tërmusi ra nga çanta e një spektatori dhe më pas goditi në kokë lojtarin. Kjo tregohet dhe nga pamjet filmike.
Un fanático tenía una botella en un bolsillo externo de su mochila, y al acercarse a pedirle un autógrafo a Djokovic, la botella se cayó y golpeó al serbio. pic.twitter.com/KcPY2z7tuu
— Séptimo Game (@Septimo_Game) May 10, 2024
“Duke u larguar nga fusha e qendrës pas përfundimit të ndeshjes së tij, Novak Gjokoviç u godit në kokë nga një tërmus me ujë teksa po jepte autografe për shikuesit. Ai mori ndihmën e parë dhe tashmë është larguar nga Foro Italico për t'u kthyer në hotelin e tij. Gjendja e tij është shume e mirë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve./ZËRI