
TIRANË- Banorët e "Big Brother Vip" nuk i kanë shpëtuar as sot zarfit me dënime. "Vëllai i Madh" u ka tërhequr vëmendjen pasi ata nuk kanë respektuar zërin e produksionit, ku në shumë raste e kanë injoruar ose i janë përgjigjur me vonesë komandës së dhënë. Për këtë arsye ata duhet të kryejnë me sukses sfidën e radhës. Në monitor do të shfaqen këngë dhe banorët duhet të mblidhen të gjithë në "living" për të kërcyer.
Deri në orët e para të mëngjesit, banorët do të kenë mundësi të përmbushin sfidën e "Vëllait të Madh" në të kundërt askush nuk do të lejohet të dalë në oborrin e shtëpisë për të marrë rrezet e diellit, apo për të pirë cigare, etj.
View this post on Instagram
Përgjigja me provën e kryer me sukses ose jo do të jepet në një moment të dytë./ZËRI