
BRITANI E MADHE- Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më të Shkëlqyer (OBE). Ka qenë ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ai që ka nxjerrë pamjet dhe ka uruar Hoxhajn për titullin.
“Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar më 8 maj në Kështjellën Windsor, të mbajtur nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Wales. Andi Hoxhaj është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të Vitit të Ri 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri. Shumë urime Dr. Hoxhaj,”- shkruan ambasadori King-Smith.
POSTIMI I PLOTË:
1/2 Dr Andi Hoxhaj OBE attended the Investiture ceremony on 8 May at Windsor Castle, held by His Royal Highness, the Prince of Wales. pic.twitter.com/RYMGiyLAAn
— Alastair King-Smith (@AlastairKS) May 9, 2024