Qytetërim

Shoku i Hamdi Salihit fiton Kupën dhe mund Guardiolën

Palasi ka lën pas krahëve një fillim të vështirë sezoni dhe është shndërruar në një nga skuadrat më të forta të Premier Ligës, që prej tetorit.

Redaksia Zëri
Shoku i Hamdi Salihit fiton Kupën dhe mund Guardiolën
FOTO ILUSTRUESE

ANGLI- Ëndrra historike e Oli Glaznerit me Kristal Palasin u përmbush. Përmes lotëve të mijra tifozëve, skuadra fitoi trofeun e parë në historinë e vetë dhe jo pak, por një kupë që në Angli çmohet lart, FA-në.

“Nuk flitet për vezën para se ta bëjë pula”, thoshte Glazneri përpara finales.

Nën drejtimin e tij, Palasi ka lën pas krahëve një fillim të vështirë sezoni dhe është shndërruar në një nga skuadrat më të forta të Premier Ligës, që prej tetorit.

Austriaku e mori drejtimin në shkurt 2024, prej atëherë ia ka dalë të rikthejë besimin dhe identitetin taktik te skuadra. Me ardhjen e tij vendosi një formacion 3-4-2-1, që i përshtatet talenteve në sulm. Me këtë ndryshim arriti një mesatare prej 1.49 pikësh për ndeshje, praktikisht rekordin më gë mirë në historinë e klubit në Premier Ligë.

Nuk u ndal vetëm me një rekord të parëndësishëm të pikëve për ndeshje, por solli edhe trofeun e parë. Pavarësisht mungesës së përvojës në një klub të madh anglez, Glazner vjen me bagazh suksesi në Evropë, përfshirë fitoren e Europa Ligës me Eintrahtin e Frankfurtit.

Personaliteti i tij pozitiv është formuar edhe nga sfidat personale: në 2011 pësoi një hemorragji cerebrale që i ndërpreu karrierën si lojtar, por që nuk ia ndryshoi qasjen ndaj jetës, gjithmonë pozitiv dhe i përkushtuar.

Pakkush e di se Glazneri, gjatë viteve 2007-2009, pak përpara se ta mbyllte me futbollin e luajtur, ishte shok skuadre te Riedi me bomberin shkodran të Vllaznisë dhe të kombëtares, Hamdi Salihin./ZËRI

Poll

MOS HUMB