
PRISHTINË- Një nga reperat më të njohur në Shqipëri dhe Kosovë, do të bëhet baba për herë të parë. Bëhet fjalë për reperin Betim Januzi, i njohur si Buta ka ndarë një foto ku ka mbështetur faqen në barkun e rrumbullakosur të partneres së tij, Fjollës. Fotoja flet vetë e tregon se reperi do të bëhet baba shumë shpejt. Buta e ka postuar foton dhe në përshkrim ka vendosur një “emoji”, ku janë dy prindërit dhe një vajzë, duke lënë të kuptojë që bebi që presin është i gjinisë vajzë.
POSTIMI NË INSTAGRAM:
View this post on Instagram
Buta dhe Fjolla u martuan në shtator 2021 ku edhe publikuan disa foto nga seti i ceremonisë. Ndërkohë që vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për reperin, pasi i vëllai është në burg dhe po gjykohet për vrasje. Qendrim Januzi, në maj të vitit të shkuar, nxorri armën dhe qëlloi për vdekje Gazmend Hysenin, i njohur me emrin e artit “Strella”.
Në rrjet, “Tik Tok” u zbuluan më shumë detaje lidhur me shkakun e ngjarjes. Sherri mes tyre nisi nga një makinë e djegur. Strella mendohet se i ka vënë flakën mjetit me vlerë 70 mijë euro të reperit nga Ferizaj, Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta. Mesa duket sherri ka vazhduar dhe Rifa (Qendrimi) ka vendosur që të përballet vetë me personin që i ka shkaktuar dëmin, duke i marrë edhe jetën./ZËRI