
TIRANË- Nëse keni një llogari të vjetër Google që nuk e keni përdorur prej disa vitesh, ajo së shpejti mund të fshihet pasi gjigandi i teknologjisë po fillon një operacion "pastrimi". Google tha se po e bën këtë lëvizje për arsye sigurie, duke theksuar se llogaritë e harruara dhe të papërdorura kanë më shumë gjasa të hakohen. Një llogari Google u jep përdoruesve akses në shumicën e produkteve të kompanisë, si shërbimi i postës elektronike Gmail dhe faqja e videove YouTube, duke përdorur të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim.
Nëse një llogari është komprometuar, ajo mund të përdoret për çdo gjë, nga vjedhja e identitetit deri tek mesazhet e padëshiruara.
Thjesht futja në një llogari ose dërgimi i një emaili mjafton për ta mbajtur llogarinë aktive. Google tha gjithashtu se leximi ose dërgimi i një emaili duke përdorur Google Drive ose shikimi i një videoje në YouTube mund të ndihmojë. Pasi të jeni identifikuar, është mirë të futni edhe adresën tjetër të emailit që keni lidhur me llogarinë tuaj, në mënyrë që të mund të rivendosni fjalëkalimin nëse e harroni./ZËRI