
SHBA- Rosalia dhe Jeremy Allen White janë zyrtarisht çift.
Aktori 32-vjeçar dhe këngëtarja 31-vjeçare janë parë disa herë bashkë. Në fund të muajit të kaluar, çifti bëri një udhëtim ditor në një treg fermerësh në Los Anxhelos. Gjatë daljes, White u pa duke mbajtur buqeta të ndryshme ndërsa Rosalia mbante një lule në dorë.

“Rosalia dhe Jeremy Allen White kohët e fundit filluan të takoheshin. Ata filluan si miq, por gjërat janë bërë romantike kohët e fundit,"- tha një burim për Us Weekly
Së fundmi, ylli i serialit televiziv "The Bear" dhe këngëtarja u fotografuan edhe duke pirë cigare ndërsa ishin jashtë në West Hollywood të mërkurën (29 nëntor).

Romanca e White me Rosalia vjen pas puthjes së tij pasionante me modelen Ashley Moore në gusht. White u nda nga gruaja Addison Timlin në muajin maj. Çifti kanë bashkë një vajzë, Ezer, 5-vjeçare. Muajin e kaluar, aktori pranoi t'i nënshtrohej një testi alkomaterial si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët të kujdestarisë me ish-bashkëshorten e tij.
Nga ana e saj, Rosalia i dha fund fejesës së saj me Rauw Alejandro në mes të korrikut pas 3 vitesh lidhje./ZËRI