Qytetërim

Sezoni në dyshim për gjigantin norvegjez

Sulmuesi norvegjez u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup ndaj Burnemuthit.

Redaksia Zëri
Sezoni në dyshim për gjigantin norvegjez
Erling Halandi

SHBA-Erling Halandi ka ngritur shqetësime për një mbyllje të mundshme të sezonit nga ana e tij, për shkak dëmtimi. Kjo, pasi është parë duke lënë stadiumin me një një protezë në këmbë.

Sulmuesi norvegjez u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup ndaj Burnemuthit. Në atë ndeshje më parë kishte shënuar golin e tij të 30-të për sezonin, si edhe pati humbur një penallti në fillim të sfidës. Halandi u zëvendësua pas një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe u pa duke çaluar teksa i linte vendin Omar Marmoush, i cili shënoi golin e fitores për Sitin. Së fundmi qarkullojnë pamjet e tij me paterica dhe me një mbrojtëse në këmbën e majtë.

Sezoni në dyshim për gjigantin norvegjez
Erling Halandi

Këto pamje kanë ndezur spekulimet mbi seriozitetin e dëmtimit dhe mundësinë që ai të mungojë në një periudhë vendimtare të sezonit. 30 gola dhe 4 asiste kishte regjistruar deri më tani gjiganti norvegjez, në 40 ndeshje aktivizim./ZËRI

Poll

MOS HUMB