Qytetërim

Pas ndeshjes me Shqipërinë Polonia zgjedh trajnerin e ri

E.K
Pas ndeshjes me Shqipërinë Polonia zgjedh trajnerin e ri
Trajneri i ri polak

POLONIA- Pas shkarkimit të Fernando Santos nga stoli i kombëtares polake, menjëherë pas ndeshjes së humbur në Tiranë, ka ardhur trajneri i ri që do të drejtojë Levandovskin me shokë deri në fund të fazës kualifikuese të “EURO 2024”.

Mikal Probierz do të ulet në stolin e skuadrës polake, me lajmin që është njoftuar vetë nga ana e federates polake, e cila duket të jetë e zhgënjyer me rezultatet e fundit.

Probiertz ishte trajneri i kombëtares U-21, teksa tashmë do të marrë në drejtim kombëtaren A.

“Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të ri fat”, shkruan presidenti i federatës, Çezari Kulesha.

Kujtojmë që Fernando Santos u shkarkua nga drejtimi i skuadrës pas humbjes 0-2 në “Air Albania” përballë Shqipërisë, me Poloninë që shikon shanset e saj për të shkuar në Gjermani t’i veniten.

Pas kalimit të më shumë se gjysmës së fazës së grupeve, Polonia ndodhet në vendin e katërt të grupit E, i cili për momentin kryesohet nga Shqipëria./Zëri

Poll

MOS HUMB