Qytetërim

Shqipëri-Angli 0-2: “Tre Luanët” triumfojnë mbi kuqezinjtë

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74, dhe 82 kur Harry Kane mundi të gjejë rrjetën e Strakoshës.

Redaksia Zëri
Shqipëri-Angli 0-2: “Tre Luanët” triumfojnë mbi
Pamje nga ndeshja

TIRANË- Sot, Kombëtarja shqiptare zhvilloi ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese për Botërorin 2026, duke pritur në “Arenën Kombëtare” Anglinë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74, dhe 82 kur Harry Kane mundi të gjejë rrjetën e Strakoshës.

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, i kujdesshëm për ndeshjen e play-off që pritet në mars, vendosi të ruajë lojtarët që ishin vetëm një karton të verdhë larg pezullimit.

Si rezultat, Mitaj dhe Shehu mbetën jashtë 23-shes, ndërsa Ajeti dhe Manaj u ulën në stol, me Bajramin si titullar të vetëm. Në mbrojtje, Aliji zëvendësoi Mitajn dhe Ramadani Shehun. Sulmi shqiptar u organizua me Uzunin në majë, ndërsa Hoxha dhe Bajrami operuan nga krahët.

Nga ana tjetër, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, aktivizoi shumë prej yjeve të tij, duke përfshirë Stouns, Rajs, Bellingam dhe Kejn, megjithëse nuk mungoi një lloj rotacioni për t’i kursyer disa lojtarë për sfidat e ardhshme. “Tre Luanët” kishin grumbulluar pikë të plota deri tani dhe nuk kishin pësuar asnjë gol.

Arbitri i kësaj ndeshjeje ishte italiani Marco Guida, me Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë, Simone Sozza si arbitër të katërt, ndërsa në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini./ZËRI

Poll

MOS HUMB