Qytetërim

Shuma astronomike që fiton Mariah Carey nga kënga 'All I Want For Christmas Is You'

Sipas një vlerësimi nga The Economist, deri në vitin 2017 kënga kishte gjeneruar më shumë se 60 milionë dollarë që nga publikimi i saj.

k.m.
Shuma astronomike që fiton Mariah Carey nga kënga 'All I Want For
Mariah Carey

TIRANË- Një nga këngët që luhet çdo Krishtlindje është "All I Want For Christmas is You" që e dëgjojmë kudo. Kënga e Mariah Carey u publikua në vitin 1994, duke rrëmbyer kreun e listave muzikore. Përpos faktit që jozyrtarisht ka marrë titullin e himnit të Krishtlindjes, suksesi i jashtëzakonshëm i këngës i ka sjellë të ardhura të konsiderueshme Mariah Carey-t.

Sipas një vlerësimi nga The Economist, deri në vitin 2017 kënga kishte gjeneruar më shumë se 60 milionë dollarë që nga publikimi i saj, ndërsa vitin e kaluar Carey fitoi 1.55 milionë dollarë nga çdo herë që kënga luhet ose shitet, plus deri në 830,000 dollarë nga të drejtat e botimit për përdorimin e muzikës.

Por nuk është e vetmja që fiton pasi këngën e ka kënduar edhe Michael Bubble, Dolly Parton, Shania Twain, Ariana Grande, Justin Bieber dhe Demi Lovato, por edhe nga ata Carey ka nxjerrë fitime.

Aq shumë është marketuar, saqë nis rritjen e rankimit që me 1 nëntor, fill pasi mbaron festa e Halloween./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB