BRITANI E MADHE- Mançester Siti ka nisur kërkimet për të zëvendësuar Kevin De Brujnen dhe për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Florian Virci, një nga emrat më të lakuar, duket se nuk do të jetë pjesë e “qytetarëve” pasi një marrëveshje prej 140 milionë eurosh ka ngecur për shkak të kostos së lartë dhe interesimit të fortë nga Bajern Mynih.
Këtu peshon edhe dëshira e lojtarit për të mos u larguar nga atdheu. Në skenë ka dalë Morgan Gibs-Uajt, kapiteni i Notingam Forestit, i cili ka shkëlqyer këtë sezon dhe është parë si një alternativë serioze, megjithëse klubi i tij nuk pritet ta lëshojë lehtësisht. Po ashtu, Ebereçi Eze – autori i golit që eliminoi Sitin nga finalja e Kupës FA – është futur në listën e dëshirave të Guardiolës.
Në mbrojtje, Pep Guardiola i ka sytë nga Italia. Ai ka pranuar nevojën për një mbrojtës të djathtë dhe interesi për Andrea Kambiazon e Juventusit daton që nga janari. Emri tjetër që ka tërhequr vëmendjen e Sitit është Nikolo Savona, gjithashtu pjesë e “Zonjës së Vjetër”. Teo Hernandezi dhe Rejndersi nga Milani ishin dy operacione sekrete drejt të cilave Siti po lëvizte me shpejtësi për t’i siguruar brenda 100 milionëve të dy, nga Milani, por ardhja e Tares tani e rrit me 50% operacionin dhe të dy korsitë kanë mbetur pezull.
Me disa largime të mundshme në horizont dhe nevojën për rinovim të skuadrës, merkatoja e verës pritet të jetë aktive dhe shumë interesante, sa edhe jetike, për ish-kampionët e vjetshëm të Premier Ligës, që këtë vit nuk patën suksese./ZËRI