Qytetërim

Skiatorja Lara Colturi shkëlqen në Austri, siguron podiumin e dytë radhazi në Botërorin e Skive

Me këtë rezultat, Lara shkon në kuotën e 196 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës, përfshirë edhe 80 pikët e fituara nga gara e fundit.

l.k
Skiatorja Lara Colturi shkëlqen në Austri, siguron podiumin e
Lara Colturi

AUSTRI- Skiatorja shqiptare Lara Colturi u rendit e dyta në garën e Slalomit Special të Kupës së Botës në Austri, duke marrë një rezultat të shkëlqyer dhe duke lënë pas emra të njohur të këtij sporti.

Colturi përfundoi garën me kohën 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat, vetëm 1.23 sekonda pas amerikanes Mikaela Shiffrin, që regjistron plot 103 podiume në karrierë. Ky është podiumi i dytë radhazi për Lara Colturin, duke konfirmuar vazhdimësinë e performancës së saj në nivel të lartë.

Me këtë rezultat, Lara shkon në kuotën e 196 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës, përfshirë edhe 80 pikët e fituara nga gara e fundit. Suksesi i saj po e bën siaktoren shqiptare dhe një konkurrente serioze në garat ndërkombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB