Qytetërim

“S’të çova te krevati i atij”/ Heidi shpërthen në lot pas debatit me Julin, Romeo i del në krah

Aktori ka shkuar afër Heidit dhe i ka thënë se “nuk është futur mes saj dhe Romeos për ta çuar në krevatin e tij”.

f.t
“S’të çova te krevati i atij”/ Heidi
Juli, Romeo dhe Heidi

TIRANË- Juli dhe Heidi janë përfshirë në një debat për raportin që kjo e fundit ka me Romeon. Më herët Heidi është shprehur se provokimet e Julin kanë bërë që marrëdhënia me Romeon të kriset.

Aktori ka shkuar afër Heidit dhe i ka thënë se “nuk është futur mes saj dhe Romeos për ta çuar në krevatin e tij”. Nga kjo deklaratë Heidit u hutua dhe u ndje e fyer, kështu shpërtheu në lot.

Juli: Unë nuk kam hyrë mes jush për të çuar ty në krevat, kjo është me qenë Elena e Trojës.

Heidi: Në çfarë ujërash po shkon o Jul? S’ta tha në atë mënyrë, qyqja!

Juli: Kështu po merret tani.

Heidi: Jo o Jul. Kaq larg ju ka shkuar muhabeti? E e di sa e rrezikshme është kjo mo? Ti je i tmerrshëm.

Romeo ka ndërhyrë duke e ka veçuar Heidin nga banorët e tjerë për ta qetësuar.

Heidi: Paska shkuar muhabeti deri këtu që Elena do të shkojë në krevat…

Romeo: Po jo moj është tjetër muhabet, çfarë po më thua? Kush po t’i thotë këto?

Heidi: Juli.

Romeo shkon drejt Julit për ta sqaruar.

Juli: A e di se çfarë po thuhet këtu apo jo?

Romeo: O i pafytyrë çfarë i thua ore? Ore i pasedër, çfarë i thua, ajo është vajza jote ore. Burrë i pafytyrë.

Juli: Largohu, ik atje.

Romeo: O mashkull kafshë, plehrë.

 

Poll

MOS HUMB