
GREQI- Thomas Strakosha është bërë zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK-ut të Athinës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera bën me dije se kanë firmosur deri në verën e vitit 2029 me portierin e Kombëtares shqiptare.
“AEK njofton blerjen e Thomas Strakoshas. Portieri shqiptar ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2029", lexohet në njoftim.
Portieri 29-vjeçar ka bërë edhe deklaratat e para si lojtar i AEK-ut: "Jam shumë i lumtur që ka përfunduar transferimi im te AEK. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të vihem në dispozicion të trajnerit tim. Nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë".
Gjatë këtij europiani, Strakosha fitoi besimin e Silvinjos, duke qenë gardiani i portës shqiptare në të treja ndeshjet e fazës së grupeve, dhe duke lënë në stol Ertrit Berishën.
Portieri shqiptar i ka dhënë lamtumirën Anglisë ku ishte pjesë e Brentfrod, për t’u transferuar në Greqi, vend në të cilin kthehet 12 vite pasi ishte larguar për t’iu bashkuar akademisë së Lacios./ZËRI