
PARIS- Mundësi iranian Rahman Amouzadkhalili, që mposhti mundësin shqiptar Islam Dudaev, është kualifikuar për në finalen e stilit të lirë për peshën deri në 65 kg. Ky sukses i iranianit është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi Dudaev futet sërish në garë dhe nesër do të ketë mundësinë që të garojë për medaljen e bronztë.
Islam Dudaev firoi në ndeshjen e parë ndaj Akazawa, duke triumfuar 10-0 dhe duke shkuar kështu në çerekfinalen e Lojërave Olimpike, në 65 kg mundje e lirë. Mundësi që përfaqëson vendin tonë tregoi forcën që në fillim, duke mos i lejuar asnjë hapësirë kundërshtarit dhe duke mbajtur takimin gjatë gjithë kohës nën kontroll.
Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër./ZËRI