
BRITANI E MADHE- Totenhemi arriti një sukses të madh dje ndaj Eintrahtit të Frankfurtit, duke e mposhtur me rezultatin 1-0 dhe duke siguruar vendin në gjysmëfinale të Europa Ligës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Solanke nga pika e bardhë në minutën e 43-të, pas një ndërhyrjeje të portierit gjerman ndaj Medisonit. Anglezët e administruan mirë epërsinë në pjesën e dytë dhe tani do të kenë vetëm Bodo Glimtin si sfidë penguese për finalen.
Ndërkohë, Atletiku i Bilbaos shkëlqeu në shtëpi përballë Renxhërsit duke fituar bindshëm 2-0. Ekipi spanjoll dominoi takimin që në fillim, me presion të vazhdueshëm dhe ritëm të lartë.
Vendasit kaluan në avantazh me një penallti të realizuar nga Sancet, ndërsa Niko Uilliamsi vulosi rezultatin me një gol me kokë në minutën e 80-të. Renxhërsi u përpoq të reagojë në pjesën e dytë, duke goditur edhe shtyllën, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Me këtë fitore, Atletiku siguron një vend të merituar në gjysmëfinale dhe mban gjallë ëndrrën për të luajtur finalen në shtëpi. Përballë si pengesë do të ketë Mançesterin e Junajtidit. Ndërsa Totenhemi do të përballet me Bodo Glimtin./ZËRI