Qytetërim

U përjashtua nga Lojërat Olimpike të Parisit, notarja heq dorë nga noti dhe angazhohet në një tjetër "sport"

Ish-notarja tashmë me 1.1 milionë ndjekës në Instagram ka njoftuar fansat e saj se tani mund të abonohen në përmbajtjen e saj të OnlyFans

M.M
U përjashtua nga Lojërat Olimpike të Parisit, notarja heq
Luana Alonso

PARAGUAI- Notarja Luana Alonso u shëndrua në një nga sportistet më të komentuara dhe më të klikuara gjtë Lojërave Olimpike të Paris 2024.

Ajo është ndoshta e vetmja atlete që ka pozuar duke kërcyer me gota shampanje në një restorant në qendër të Parisit, dhe ka fluturuar për në Disneyland për të parë Mickey dhe Minnie, pa u shqetësuar shumë për performancën e saj gjatë qëndrimit në fshatin Olimpik. Edhe pse Luana Alonso u përjashtua, fotot seksi me rroba banje treguan se ajo nuk u trishtua.

Gjithashtu ajo u përjashtua pasi provokonte me tatuazhin olimpik në vendin intim. Tashmë Alonso ka hequr dorë nga noti dhe ka nisur një ‘sport’ që me sa duket i sjell më shumë të ardhura. Ish-notarja ka hapur një llogarinë e saj OnlyFans.

“Ish-notari juaj i preferuar. Premtoj se nuk do të pendoheni për këtë. Do të argëtohemi shumë së bashku (në mesazhe)”. shkruan ajo në Instagram.

Ish-notarja tashmë me 1.1 milionë ndjekës në Instagram ka njoftuar fansat e saj se tani mund të abonohen në përmbajtjen e saj të OnlyFans për vetëm 35 dollarë në muaj./ ZËRI

Poll

MOS HUMB