
TIRANË- Balerini Graciano Tagani u eliminua përfundimisht nga loja në Big Brother VIP, vetëm pak ditë para finales. Në një televotim të hapur përgjatë spektaklit, Graciano ka qenë banori me më pak vota.
Largimi i Gracianos është pritur pozitivisht nga Erjola, e cila pasi dëgjoi emrin e tij ka nisur të kërcejë në studio. Pas dhënies së vendimit, Graciano përshëndeti banorët, si dhe u tha atyre arsyet pse duhet ta fitonin lojë.
“Doja të thoja që realisht u kënaqa shumë. Realisht e kam shijuar pa fund përveç treditëshit të fundit. Do thoja fitoje ti Françeska sepse ke luftuar, ke dhënë shpirtin dhe ke dashur të të dëgjohet zëri gjithmonë. Fitoje ti Julian sepse ke qenë kalkulues dhe i rafinuar në lojë. Fitoje ti Romeo sepse ke pasur zemrën e bardhë dhe ke luftuar. Fitoje ti Meriton për kauzën që ke dhe dashurinë e vërtetë. Fitoje ti Heidi sepse je inteligjente dhe fitoje ti Egla sepse e meriton”- tha Graciano duke përqafuar banorët dhe në fund larguar nga shtëpia.
View this post on Instagram
Erjola dhe Graciano kanë pasur përplasje të ashpra javën e fundit të qëndrimit të Erjolës në BBV, e cila po ashtu u eliminua pak ditë më parë.
Shkak i krisjes së miqësisë mes tyre është bërë një deklaratë e Gracianos, i cili pretendonte se mes Erjolës dhe Romeos ka pasur një flirt jashtë shtëpisë.
Balerini ka treguar se ka qenë Romeo ai i cili i ka shkruar moderatores në rrjetet sociale mesazhe prezantueses, por sipas tij, kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje duke ia lënë “seen”.
“Ti ia ke lënë seen jashtë atij djali, jo më këtu brenda”, iu drejtua balerini. Megjithatë, një gjë e tillë u hodh poshtë nga Romeo dhe Erjola.