Qytetërim

Vetëm Madonna mund të mbledhë 2 mln njerëz!

Sipas agjencive ndërkombëtare, hotelet dhe Airbnbs ishin plot dhe u vu re se 170 avionë më shumë se zakonisht prekën tokën e Rios për të parë koncertin.

k.m.
Vetëm Madonna mund të mbledhë 2 mln njerëz!
Madonna

BRAZIL- Madonna ka shënjuar historinë me koncertin e saj në Copacabana të Rio de Zhaneiros. Rreth 1.6 milionë brazilianë (ndoshta edhe më shumë) ndoqën performancën e fundit të "Queen of Pop", në kuadër të turneut të saj "Celebration".

Sipas agjencive ndërkombëtare, hotelet dhe Airbnbs ishin plot dhe u vu re se 170 avionë më shumë se zakonisht prekën tokën e Rios për të parë koncertin. Shumë prej fansave kishin mbërritur disa ditë më parë dhe kishin zënë radhë në vendin ku do mbahej koncerti.

VIDEOT NGA KONCERTI: 

Rrjetet sociale janë mbushur me video të spektaklit që deri më sot nuk e ka arritur askush. Nëse mendoni se gati 2 milionë njerëz janë pak, mendoni pak gjithë qytetarët e Shqipërisë, të mbledhur për të parë një koncert. Shumë apo jo?/ZËRI

Poll

MOS HUMB