Qytetërim

Willem Dafoe merr yllin e parë në “Hollywood Walk of Fame” për vitin 2024

Aktori ka luajtur në mbi 150 filma në karrierën e tij dhe është i respektuar ndërkombëtarisht për shkathtësinë dhe guximin e roleve të tij.

f.t
Willem Dafoe merr yllin e parë në “Hollywood Walk of Fame”
Willem Dafoe

SHBA- Aktori Willem Dafoe i njohur për rolet e tij në "Poor Things", "Spider-Man" dhe "The Lighthouse", u nderua me një yll në 'Hollywood Walk of Fame'. Aktori është personi i parë që pa yllin e tij të zbuluar në Hollywood Walk of Fame për vitin 2024.

Në pamjet e publikuara nga momenti emocionues, Dafoe shihet i ngazëllyer dhe nuk mundi ta frenonte gëzimin që kishte para zbulimit të yllit të tij në Hollywood Walk of Fame.

"Nuk mund të ndalem së buzëqeshuri! Kjo është e mrekullueshme",-u shpreh i emocionuar Dafoe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E! News (@enews)

Aktori ka luajtur në mbi 150 filma në karrierën e tij dhe është i respektuar ndërkombëtarisht për shkathtësinë dhe guximin e roleve të tij. Ai është vlerësuar edhe me katër nominime për Oscar. Ai fitoi nominimet për Oscar për aktorin më të mirë dytësor në "Platoon", "Shadow of the Vampire" dhe "The Florida Project" dhe një nominim për aktorin më të mirë për "At Eternity's Gate".

Poll

MOS HUMB