
SHBA- Novak Xhokoviçi dëshmoi së është rikthyer në formë të shkëlqyer në Majemi Open, ku ka arritur në finale, pasi eleminoi bullgarin Dimitrov me rezultatin e pastër 6-2, 6-3. Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve: Dorezat blu ftohëse që ai përdor gjatë pushimeve mes game-ve.
Këto doreza, të mbushura me ftohës ose xhel freskues, ndihmojnë në uljen e temperaturës trupore. Ato veprojnë te kyçet dhe ndikojnë ndjeshëm në performancën e lojtarëve.
Tenisti serb Xhokoviç është i njohur për përdorimin e teknologjive alternative për mirëqenien fizike, më parë kujtojmë përdorimin e diskut energjetik të gjelbër në Australian Open.
Finalen e Majemi Open serbi do ta luajë me çekun Mensik. Xhokiviçi është rritur me dy vende në renditjen e përgjithshme Botërore të ATP duke qenë aktualisht nr. 5 në Botë./ZËRI