Politikë

Shkelje me financimet, KQZ kërkon 'ndëshkim' për subjektet politike, KAS e pranon: Gjoba 7.5 mln lekë në total

Përmes një shkrese dorëzuar sot në KAS, Celibashi kërkoi vendosjen e sanksioneve administrative ndaj disa partive politike që morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin më 11 maj 2025.

zh.ll
Shkelje me financimet, KQZ kërkon 'ndëshkim' për
kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka miratuar sot kërkesën e komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për gjobitjen e subjekteve politike. Përmes një shkrese dorëzuar sot në KAS, Celibashi kërkoi vendosjen e sanksioneve administrative ndaj disa partive politike që morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin më 11 maj 2025.

Në kërkesën që mban datën 3 tetor, theksohet se janë konstatuar shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe detyrimeve për transparencë pas kontrollit dhe auditimit të raporteve financiare mbi fondet e përfituara dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore. Në kërkesën e Celibashit, evidentohen shelje që përfshijnë vonesa në dorëzimin e raporteve, mosdorëzim raportesh nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarim të transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje apo gabime aritmetike e kontabël.

Ndërkohë, vlera totale e gjobave të propozuara arrijnë shifrën 7.5 milionë lekë, të ndara për subjektet të ndryshme, sipas gjetjeve të shkeljeve. Rezulton se gjobat më të larta, nga 2 milionë lekë secila, janë vendosur për Partinë Rruga e Vërtetë Shqiptare dhe Partinë Aleanca Arbnore Kombëtare, për mosdorëzim të raportit financiar. 

Masat dhe gjobat e propozuara:

Gjobë në masën 2,000,000 lekë (për mosedorëzim të raportit financiar):

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Gjobë në masën 500,000 lekë:

Partia Bashkimi Liberal Demokrat

Partia Aleanca Demokracia e Re

Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë

Partia Kristian Demokrate

Partia Lëvizja Atdheu

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Gjobë në masën 100,000 lekë:

Partia Balli Kombëtar

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Partia Djathtas 1912

Partia Socialdemokrate

Partia Nisma Thurje/ZËRI

MOS HUMB