Aktualitet

“T’iu vijë turp që vini në Vlorë, duam të hamë, do na bjerë të fikët...”, tregtarët përplasen me Spiropalin

Protestuesit shprehen se vendimi është marrë pa një konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës.

F.I
“T’iu vijë turp që vini në Vlorë, duam të
tregtarët me Elisa Spiropalin

VLORË-Tregtarët e Vlorës dolën sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit. Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri. 

Ata do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës. Pranë tyre ka shkuar edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Vlorë. Kritikat nuk kanë munguar nga ana e tregtarëve, ndërsa Spiropali është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të plotë të situatës, por ka premtuar se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë.

Protestuesit shprehen se vendimi është marrë pa një konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës. Sipas tyre zhvendosja larg qendrës së qytetit i largon nga klientët dhe rrezikon seriozisht mbijetesën ekonomike të familjeve që jetojnë nga ky aktivitet./ZËRI

Poll

MOS HUMB