TIRANË- Ka përfunduar afati i aplikimeve për garën e drejtuesve të 6 departamenteve kryesore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në garë janë: Pëllumb Seferi, Artan Barjaktari, Lorenc Panganika, Saimir Muçaj, Hergis Jica, Idajet Faskaj, Ferdinand Mara, Alban Dauti dhe Lufti Minxhozi. Kandidatët presin të zëvendosjnë postet e drejtuesve me karrierë të gjatë në polici. Një prej tyre është Neritan Nallbati në krye të Policisë Kriminale, i cili nuk ka shfaqur interes për një mandat të dytë. Departamentin e marrëdhënieve Ndërkombëtare e drejton Pëllumb Seferi, i cili kërkon sërish një departament. Te Shërbimet Mbështetëse është Theodhori Gravani, Dhitraq Ziu te Rendi dhe Sigurisë, Aida Hajnaj te Teknologjia e Informacionit, ndërsa Kufiri dhe Migracioni nga Saimir Muça, i cili është sërish në garë për drejtor departamenti.
/ZËRI