Video

Ankimi i Veliajt nuk “e pengon”, Begaj shpall zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera

Begaj dekretoi datën 9 nëntor, si datë për zgjedhjet e parakoshme të cilat do të mbahen në: Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat ,Berat dhe Cërrik. 

zh.ll
Ankimi i Veliajt nuk “e pengon”, Begaj shpall zgjedhjet në
bajram begaj-dekreti-erion veliaj

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka shpallur datën e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë Tiranë dhe 5 bashki të tjera. Begaj dekretoi datën 9 nëntor, si datë për zgjedhjet e parakoshme të cilat do të mbahen në: Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat ,Berat dhe Cërrik. Për bashkinë e Tiranës është krijuar një debat nëse këto zgjedhje të parakohshme janë ose jo të ligjshme, pasi sipas kushtetutës, procesi zgjedhor për Tiranën duhet të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo për shkak se Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave. Por, lidhur me këtë, Presidenca ka sqaruar se nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ. Pra është qartësuar që ankesa duhej të ishte bërë në Gjykatën Administrative dhe jo atë Kushtetuese. Ndërkohë, Erion Veliaj mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative për pezullimin e Dekretit të Presidentit Bajram Begaj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB