Video

Rama shpall vakancën, Kushtetuesja "ngrin" zgjedhjet

Edhe pse avokatët e tij mbrojtës depozituan të hënën ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, që ligjërisht pezullon vendimin e shkarkimit të tij nga qeveria, me kërkesë të Këshillit Bashkiak, kryeministria ka njoftuar këtë të martë vakancën në drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit.

zh.ll
Rama shpall vakancën, Kushtetuesja "ngrin" zgjedhjet
erion veliaj-edi rama

TIRANË- Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës janë në pikëpyetje, njësoj si fati politik i Erion Veliajt, ish-numrit 2 të socialistëve, i cili që prej muajit Shkurt gjendet në qelitë e paraburgimit, pas akuzave të SPAK për korrupsion. Edhe pse avokatët e tij mbrojtës depozituan të hënën ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, që ligjërisht pezullon vendimin e shkarkimit të tij nga qeveria, me kërkesë të Këshillit Bashkiak, kryeministria ka njoftuar këtë të martë vakancën në drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit. Në këtë mënyrë qeveria ka anashkaluar regjistrimin e ankimimit të Veliajt në Kushtetuese, duke vënë presidentin Bajram Begaj përpara një përgjegjësie të re. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, pas ankimit të bërë nga Veliaj, është shprehur se me regjistrimin e kërkesës së tij, i gjithë procesi është pezulluar. Ankimimi i vendimit të Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese sjell si rrjedhojë edhe pezullimin e procesit të organizimit të zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, deri kur kjo gjykatë të dalë me një vendim. Kujtojmë se Veliaj u shkarkua zyrtarisht nga posti i kryebashkiakut më 25 shtator 2025, ndërsa kryeministri Rama nuk ka bërë hapa pas për vendimin e tij se kryeqyteti duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB