TIRANË-Grupi prej 5 personave që mashtruan një biznesmen shkodran, 3 prej të cilëve të arrestuar, dyshohet të jenë pjesë e grupit të të shumëkërkuarit po për mashtrim, Florian Gjergji. Ata e kishin kontaktuar biznesmenin në aplikacionin "Viber" me një numër të paregjistruar dhe i ishin prezantuar si miqtë e ngushtë të Tonin Marinajt, kryetarit të bashkisë në Malësi e Madhe. Të arrestuarit i kanë kërkuar shumën prej 40 mijë euro, me pretendimin se do ua çonin Marinajt dhe do ia kthente brenda pak ditësh. Por, në mbrëmje pasi ka marrë Tonin Marinajn në telefon për ta pyetur nëse i kishte marrë paratë, biznesmeni ka kuptuar se ishte mashtruar. Florian Gjergji prej kohësh është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Skema me të cilën operon grupi i tij, është përdorimi i identiteteve të personazheve publikë, kryesisht figura të politikës. Ky ky grup ka mashtruar dhe në emër të Taulant Ballës duke i marrë 100 mijë euro një biznesmeni si dhe në emër të Erion Veliajt.
/ZËRI