TIRANË-Një detaj tjetër është nxjerrë nga dosja për çitin Veliaj-Xoxa, këtë here në lidhje me firmën "Doma CO" (ish-"JEDAS"). Në dosjen e SPAK, hetuesit kanë siguruar komunikimet e financieres së Ajola Xoxës, Adela Kondakçiut me ekonomisten, ku bëjnë bilancin për firmën "Partners Law". Ndër biseda evidentohet se kompania Jedas, duket se ka lidhje me bashkëshorten e Veliajt. Në biseda, Adela Kondakçiu i thotë koleges se për "Jedas" ka folur me shefen, për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se detyrimi prej 60.000 euro, ndaj shoqërisë "Jedas" do të likujdohet për Ajola Xoхën. Për kompaninë e lidhur me çiftin Veliaj-Xoxa, u zbulua më shumë në 2019. Një nga shumë pallatet e firmës së ndërtimit “Kompleksi Rezidencial Jedas” i përbërë nga 270 apartamente, mbeti i dëmtuar plotësisht nga tërmeti i 2019. Edhe pse morën përsipër riparimet, nuk e përmbushën detyrimin. Fondi i përcaktuar ishte 247 milionë lekë të reja, por firma donte më shumë për një dëm që e kishte shkaktuar vetë nga cilësia e keqe e punimeve.
/ZËRI